Mbledhja urgjente te Vllaznia, drejtuesit konfirmojnë trajnerin Gjoka
Vllaznia po kalon momentin më të vështirë pas humbjes së Luftëtarit, duke mbetur në vendin e parafundit në renditje. Kuqeblutë kanë pësuar dy disfata radhazi, që e kanë ndërlikuar së tepërmi objektivin mbijetesë.
I gjithë ambienti shkodran dhe drejtuesit e klubit kërkojnë një reagim të fortë nga skuadra dhe për këtë arsye u zhvillua një mbledhje me dyer të mbyllura në ambientet e stadiumit “Loro Boriçi”.
Kryetarja e bashkisë, që është njëkohësisht edhe presidente e klubit, Voltana Ademi, anëtarë të këshillit bashkiak, figura të njohura të futbollit shkodran diskutuan për 2 orë me skuadrën dhe stafin teknik për të kuptuar se çfarë nuk po funksionon dhe si mund të dilet nga kjo gjendje jo e mirë.
Në përfundim të mbledhjes, administratori Astrit Gjyrezi u shpreh për mediat se qëllimi kryesor i takimit ishte mbështetja për skuadrën dhe marrja e përgjegjësive. Në lidhje me këtë pikëpyetje Gjyrezi ishte i qartë duke konfirmuar teknikun aktual, teksa theksoi se nuk ka asnjë penalizim për ekipin. Të shtunën kuqeblutë do të përballen me Laçin në Shkodër.
KOHA JONË SONDAZH

