FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mbrojtësi i Liverpulit: Salah jep vetëm 20% në stërvitje, ai ka frikë se …

Mbrojtësi i Liverpulit, Alberto Moreno, ka zbuluar se Mohamed Salah jep shumë pak në stërvitje pasi ka frikë se mos dëmtohet.  Egjiptiani ka qenë lojtari më i mirë i të kuqve në këtë sezon, me 43 gola të realizuar në total.

“Salah është i jashtëzakonshëm. Po kalon një sezon të mrekullueshëm. Mendoj se jep vetëm 20% në stërvitje, sepse ka frikë mos dëmtohet. Salah tani do të ketë muajin e Ramazanit. Do të haj dhe të pi edhe për të, tjetër gjë nuk mund të bëj.

Akoma nuk më besohet që kemi shkuar në finale. Duhet t’i thoni Klop që të më aktivizojë në finale! E humba vendin e titullarit për shkak dëmtimi. Nëse do t’i hiqja një lojtar Real Madridt, ai do të ishte Kristiano Ronaldo”, ka thënë Moreno.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?