FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mbyllen ndeshjet e kthimit të Kupës së Shqipërisë, Tirana kualifikohet me vuajtje

Në Grupin A, Skënderbeu ka fituar edhe ndeshjen e kthimit në shifrat 3-0 ndaj Besëlidhjes. Vangjeli, Abazi dhe Krasniqi shënuan golat e suksesit të korçararëve, pas suksesit 2-1 në duelin e parë. Partizani ka fituar me të njëjtën rezultat 3-0 ndaj Kastriotit pas humbjes 1-2 në duelin e parë. Hebaj, Mensah dhe Çinari realizuan 3 golat për skuadrën e Skënder Gegës. Luftëtari nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola, por u kualifikua pas fitores 3-0 të duelit të parë. Kamza fitoi minimalisht 1-0 ndaj Vllaznisë me një gol të Bitrit, duke siguruar kalimin për në çerekfinale, pasi dueli i parë ishte fituar nga shkodranët 2-1.

Në Grupin B, skuadrat e kualifikuara pas dy ndeshjeve janë : Kukësi, Teuta, Laçi dhe Tirana. Në takimet që sapo kanë përfunduar bie në sy përmbysja e madhe që Laçi ka bërë ndaj Bylisit. Kurbinasit fituan 3-0, duke hedhur poshtë fitoren 2-0 të ballshiotëve në ndeshjen e parë. Gjithashtu Kukësi përmbysi Apoloninë me rezultatin 2-0.Teuta mori një fitore të lehtë ndaj Lushnjes duke mos rrezikuar në asnjë moment kualifikimin, jo vetëm sot, por edhe në ndeshjen e parë.

 

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?