Mbyllet transferimi i trefishtë mes Juves dhe Milanit, firmat në orët në vijim
Mediat italiane njoftojnë se operacioni mes Juventusit dhe Milanit për Bonuccin, Caldarën dhe Higuain është mbyllur. Faqja “gianlucadimarzio.com” raporton se në orët në vijim do të hidhen edhe firmat e futbollistëve.
Milani do të paguajë 18 milionë euro te Juvja për huazimin e Higuain, si edhe 36 milionë euro të tjera për blerjen përfundimtare të tij. Te Juvja do të rikthehet Bonucci, kurse te Milani do të shkojë Caldara. Mbrojtësi është i gatshëm që të ulë rrogën, vetëm që të rikthehet në Torino. Ai u ka bërë me dije drejtuesve se është dakord që të paguhet 5.5 milionë euro në një sezon. /Koha Jonë/



KOHA JONË SONDAZH

