McKennie transferohet te Leeds United, ja detajet e lëvizjes

Weston McKenny do të mbyllë aventurën te Juventusi për t’u transferur te skuadra e Leeds United.

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, klubet kanë rënë dakord për një huazim me opsion blerje, me drejtuesit e Leeds, të cilët nëse kërkojnë të blejnë definitivisht kartonin e amerikanit, duhet të derdhin plot 35 milionë euro në arkat e bardhezinjve, pa përfshirë bonuset.

Leeds United për momentin do të paguajë vetëm 1.5 milionë euro për huazimin, ndërkohë që detyrimi për blerjen mund të plotësohet me disa kushte të caktuara.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?