McLaren frymëzohet nga legjenda e Formula 1, emri “çmend” bursën

Automobilizmi dhe emri i tij është i lidhur ngushtë me një histori suksese dhe këtë fakt ka menduar ta shfrytëzoj kompania angleze e prodhimit të automobilave, McLaren.

Drejtuesit e kompanisë kanë menduar që t’i kushtoj një makinë legjendës së Formula 1, Ayrton Senna.

Një makinë që pritet të shitet për një shifër prej 1.4 milionë dollarë, ndërsa  kompania ka menduar të prodhoj vetëm 75 vetura të tilla.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për drejtorin e McLaren-it, Mike Flewitt, sekreti i veturës qëndron në karakteristikat që kishte piloti brazilian, prandaj ka vendosur dhe ta “pagëzoj” me këtë emër:

Swiss Digital Mobile Reklama

Numri i konsumatorëve do të jetë shumë i kufizuar. Vetëm 75 vetura do të hidhen në treg, ndërsa ata që do të sigurojnë këtë makinë do të marrin emocionet njësoj si Senna në pistën e Formula 1.”- deklaroj Flewitt në një njoftim për shtyp.

Gjatë karrierës së tij, Ayrton Senna është i njohur për karakterin e tij të fortë dhe për shpejtësinë ekstreme që arriti në pistë. Në botërorin e Formula 1 ai u shpall 3 herë kampion, përkatësisht në vitet 1988, 1990 dhe 1991 përpara se të pësonte një aksident tragjik, në garën e “San Marino” në vitin 1994, pistë që rezulton dhe si e fundit në karrierën e Senna, pasi humbi jetën.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?