Me ose pa Champions, Interi bën gati rinovimin me Spaletin
Kualifikimi ose jo në Champions League për sezonin e ardhshëm, Interi do të vijojë të drejtohet nga Luçiano Spaleti. Drejtuesit e ziklatër kanë përgatitur rinovimin e kontratës së trajnerit italian deri në vitin 2021.
Spaleti është në kontratë me Interin deri në 30 qershor të 2019-ës, por te Interi janë shumë të kënaqur me punën e ish-trajnerit të Romës, i cili gjatë këtij sezoni i ka rikthyer identitetin zikaltërve dhe i ka kthyer në një skuadër të vërtetë që zbret në fushë me ide të qarta dhe që kërkon të marrë gjithmonë maksimumin.
Spaleti ka bërë një punë të shkëlqyer me lojtarë të caktuar duke u rritur vlerën në merkato dhe këto janë disa nga arsyet që te Interi duan ta kenë në stol 59-vjeçarin edhe për 3 sezonet e ardhshme.
KOHA JONË SONDAZH

