Më të mirët në Champions League, UEFA zyrtarizon kandidatët
UEFA ka publikuar listën e shkurtuar të futbollistëve më të mirë, rol për rol, të sezonit të kaluar në Ligën e Kampionëve. Prezantimi zyrtar i formacionit më të mirë do të bëhet më 30 gusht, me rastin e hedhjes së shortit të edicionit të ri në Montecarlo. Edhe këtë herë dominues është sërish Reali i Madridit, që triumfoi për herë të tretë radhazi në këtë kompeticion.
Portierë: Alisson Becker (Roma, tani Liverpool), Gianluigi Buffon (Juventus, tani Paris), Keylor Navas (Real Madrid)
Mbrojtësit: Marcelo (Real Madrid), Sergio Ramos (Real Madrid), Raphael Varane (Real Madrid)
Mesfushorët: Kevin De Bruyne (Manchester City), Toni Kroos (Real Madrid), Luka Modrić (Real Madrid)
Sulmuesit: Lionel Messi (Barcelona), Cristiano Ronaldo (Real Madrid, tani Juventus), Mohamed Salah (Liverpool)
KOHA JONË SONDAZH

