Mediat angleze zbulojnë 5 kandidatët për të zëvendësuar Venger te Arsenali
Arsen Venger zyrtarizoi sot largimin nga Arsenali në fund të sezonit pas 22 vitesh. 68-vjeçari ka fituar 3-4 Fa Cup në 4 vitet e fundi, por kjo nuk mjafton për një klub që Arsenali. Gazeta britanike “The Mirror” ka publikuar 5 kandidatët potencial për ta zëvendësuar në fund të këtij sezoni.
Joakim Lëv- Nga të gjitha alternativat, trajneri gjerman duket më i komplikuar, pasi ka fituar Kupën e Botës të fundit me Gjermaninë dhe nuk duket se pozita e tij do të përmirësohej duke shkuar në Angli. Gjithsesi nuk është një gjë e pa realizueshme.

Leonardo Jardim- Trajneri i Monakos është një tjetër kandidat, edhe pse ai është i lidhur me klubin francez deri në vitin 2020 dhe drejtuesit nuk planifikojnë ta lënë atë të largohet për shkak të rezultateve të shkëlqyera të tij gjatë sezoneve të fundit.

Paulo Fonseka- Është opsioni më terheqës. Portugezi është aktualisht duke trajnuar Shaktar Donetsk. Kontrata i përfundon këtë verë, megjithëse është në pritje të rinovimit.

Brendan Roxhers- Ish-trajneri i Liverpul nuk ndalet te Sëlltikut, por mungesa e konkurrencës në Skoci mund ta çojë atë drejt sfidave të reja, sikurse mund të jetë rikthimi në Premier League.

Mikel Arteta- Ai ka kaluar 5 sezonet tek Arsenali, dhe është një ndër kandidatët më potencial. Ai e njeh klubin dhe mban një marrëdhënie të mirë me Raul Sanllehi, drejtorin e ri të marrëdhënieve sportive të ekipit. Arteta shërben aktualisht si ndihmës i Pep Guardiolës.

KOHA JONË SONDAZH

