FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mediat belge kritikojnë Lukakun: Ku ishe kur kishim më shumë nevojë për ty?

Belgjika humbi mundësinë e radhës për të fituar një kompeticion të madh. Kombëtarja që mban vendin e parë të renditjes së FIFA-s humbi 2-1 ndaj Italisë, në çerekfinalet e “Euro 2020”, në një ndeshje ku dominoi skuadra e Mancinit.

Belgjika pati disa raste, por Donnarumma dhe Spinazzola shmangën golin e dytë. Edhe pse Lukaku shënoi me penallti, ishte hija e vetes ndaj Italisë. Giorgio Chiellini, edhe pse 36-vjeçar, nuk i la fare hapësirë qendërsulmuesit belg. Mediat belge nuk patën mëshirë për gjigantin e Interit.

“I padukshëm gjatë gjithë ndeshjes. Rom, ku ishe kur kishim më shumë nevojë për ty? Ti supozohej të ishe vrasësi i pamëshirshëm që aq frikë e kishin italianët…”, lexohet në editorialin e ashpër të HLN.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?