Mediat: De Biasi lë Shqipërinë rikthehet në Seria A

Disa ditë më parë në mediat italiane trajneri Gianni De Biasi u përfol shumë për një largim të mundshëm nga Shqipëria dhe rikthimi në Seria A.

Tashëm mediat sportive përtej Adriatikut e kanë risjell edhe njëherë në titujt e tyre De Biasin, por këtë herë si një kandidaturë shumë të fortë për të marrë drejtimin e Cagliari në Seria A.

Humbja e fundit ndaj Empolit ka bërë që pozitat e teknikut, Massimo Rasteli, të lëkunden seriozisht.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas “calcomercato.com”, emri i teknikut kuqezi, është edhe kandidatura më e fortë përball  emrave të tjerë si Edi Raja, Françesko Guidolini, Andrea Stramaçoni, Alberto Malezani dhe Domeniko Mandorlini.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?