FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mediat e kritikojnë, por trajneri i Levantes ka fjalë të mëdha për Sadikun

Armando Sadiku u transferua gjatë muajit janar nga Legia e Varshavës te Levante, por sulmuesi shqiptar nuk ka mundur që të gjejë ende golin e parë në La Liga. Trajneri Paco Lopez është i kënaqur, pasi sulmuesi i kombëtares punon shumë dhe gradualisht do arrijë aty ku duan të gjithë dhe do të shënojë.

“Sadiku është një lojtar fizikisht i jashtëzakonshëm dhe finalizimi me të dyja këmbët është i pabesueshëm. Ai është një djalë që ka zell dhe punon, por është e vërtetë që duhet të përmirësojë disa gjëra që janë të rëndësishme në lidhjen me grupin”, ka thënë mes të tjerash Lopez, ndërkohë që mbetet për t’u parë nëse sonte ndaj Malagas do t’ia besojë sërish një vend titullari.

Sadiku do të ketë një mundësi të mirë për të shënuar golin e prë, nëse do të luajë nga minuta e parë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?