Mediat italiane e bëjnë të kryer, Hysaj largohet nga Napoli

E ardhmja e Elseid Hysaj duket gjithnjë e më larg Napolit.

Nëse një sezon më parë mbrojtësi i kombëtares shqiptare konsiderohej si i paprekshëm, ulja në stol e Carlo Ancelottit e ka nxjerr Hysajn jashtë planeve të tij të italianë. Duke qënë në këtë situatë, palët drejt divorcit. Sipas “Tuttosport” trajneri italian nuk e konsideron atë si të patransferueshëm.

Për më tepër futbollisti i kombëtares shqiptare nuk i ka tiparet që Ancelotti kërkon për mbrojtës krahu. Hysaj ka një klauzolë në kontratë prej 50 milionë euro, por Napoli mund të pranojë të zbresë në një shifër prej 35 milionë euro vetëm për tu lehtësuar nga paga e tij.  Madje drejtuesit e të kaltërve kanë identifikuar edhe alternativat që mund të zëvendësojnë shkodranin.

Swiss Digital Desktop Reklama

24 vjeçari, i cili do të mbajë shiritin e kapitenit te kombëtarja shqiptare në dy takimet eliminatore ndaj Turqisë dhe Andorës kërkohet nga skuadra si Chelsea dhe Atletico Madrid, me anglezët që shihen më të avantazhuar për të arritur te mbrojtësi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?