Mediat italiane i vënë “5” Asllanit në Champions: Pa Calhanoglu, tjetër Inter!
Mediat italiane shkruajnë sot se zëvendësimet e shpëtuan Interin nga disfata në startin e sezonit të ri të Ligës së kampionëve. Ata “ngelin në klasë” titullarët ndaj Real Sociedad, mes të cilëve edhe shqiptarin Kristjan Asllani. Madje, pa e përmendur me emër yllin e kombëtaren kuqezi, e lënë të kuptohet duke dalë në përfundimin se “pa Calhanoglu, Interi është një histori tjetër”.
“Le të kemi parasysh edhe se Interit i mungonte Hakan Calhanoglu. Një mungesë që ishte më e ndikueshme se kurrë në marshin e zikaltërve. Një mungesë që vuri në pah ekzistencën e dy Inter-ve të ndryshëm: një me dhe një pa Calhanoglu.
Inzaghi i dha Asllanit një shans të rëndësishëm, pasi siç u përmend, ai është zëvendësuesi natyral i turkut. Por diferenca ishte e tmerrshme dhe u reflektua në pjesën e parë të tmerrshme të Interit kundër Real Sociedad, deri tani 45 minutat më të këqija të fillimit të këtij sezoni.
Është e qartë se qasja e gabuar e Interit dhe mundësitë zero të krijuara në pjesën e parë nuk mund të vendosen tërësisht mbi supet e Asllanit të gjorë. Është thjesht një çështje numrash. Numra që mungonin”, shkruhet në komentin për Asllanin.
KOHA JONË SONDAZH

