Mediat në Francë nuk kanë asnjë dyshim: Tukel ka firmosur për …
Trajneri i ardhshëm i PSG do të jetë Tomas Tukel. “Cana Plus” në Francë, është e bindur se strategu i njohur ka firmosur për dy sezone me parizienët, me opsion për të rinovuar edhe për një tjetër sezon.
Tashmë mungon vetëm zyrtarizimi, i cili pritet që të vijë pas finales së Kupës së Francës, e cila do të zhvillohet në datën 8 prill. Te PSG, Tukel do të ketë të drejtë që të vendos vetë për merkaton, duke pasur në këtë mënyrë pushtet të plotë për të formuar skuadrën që ai dëshiron.
Synimi i ekipit francez është Champions League, një trofe që lakmohet prej kohësh nga presidenti Al Kelaifi. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

