FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mediat polake ironizojnë Sadikun: Ferrari s’u ndez në debutim!

Armando Sadiku debutoi dje me ekipin e Levantes në La Liga. Sulmuesi i Kombëtares sonë luajti për 65 minuta, për t’i lënë vendin më pas Pacinit. Ky debutim nuk ka menduar larg vëmendjes as të mediave polake, të cilët nuk kanë humbur kohë që ta ironizojnë. “Sportowefakty.wp.pl”, ka publikuar një artikull me titullin: ” Paraqitje jo e mirë për Armando Sadikun, Ferrari s’u ndez”.

Në këtë material, ky portal shkruan se Sadiku nuk bëri një paraqitje të mirë në ndeshjen debutuese dhe nuk la shenjë për Levanten. “Në minutat e para ishte në presing te Betisi, por nuk arriti të bënte ndonjë gjë. Lojtari e la fushën në minutën e 65, ndërsa mori dhe një karton të verdhë”, shkruan ndër të tjera faqja polake. Kujtojmë që kur u largua nga Legiae Varshavës, Sadiku deklaroi: “Të më mbash mua në stol është njësoj si të mbash një Ferrari në garazh”. Një deklaratë që vijon të përdoret shumë për sulmuesin tashmë. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?