FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mediat spanjolle zbulojnë tre emrat që mund të zëvendësojnë Zidane

Zinedine Zidane mund të largohet në fund të këtij sezoni nga Reali. Madrilenët kanë nisur të shqyrtojnë disa alternativa në lidhje me pasuesin e francezit. Në listë qëndrojnë disa kandidatë.

Njëri prej tyre është tekniku i Totenhamit, Mauricio Poketino. Argjentinasi ka një kontratë me klubin anglez deri më 2021 dhe për ta bindur të ndryshojë stol do të jetë shumë e vështirë.

Joachim Lëv është një tjetër preferencë e presidentit Florentino Perez, por edhe trajneri i kombëtares gjermane ka kontratë me pancerat deri më 2020. Sidoqoftë për gjermanin shanset ekzistojnë, por për të nisur bisedimet duhet pritur fundi i kampionatit Botëror, Rusi 2018.

Swiss Digital Desktop Reklama

Jurgen Klop mbyll listën e kandidatëve. Kontrata me The Reds skadon më 2022. Shanset për ta bindur që të braktisë “Anfield” janë thuajse zero.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?