Mema: Do të ketë afrime, hodhëm një hap drejt kualifikimit

Trajneri i Tiranës, Ardian Mema është shprehur i kënaqur pas fitores së bardhebluve 2-0 në ndeshjen e parë në Kupën e Shqipërisë. Sipas strategut të njohur ekipi i tij ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt kalimit për në çerekfinale.

“Vlen shumë në aspektin psikologjik, e nisëm vitin mbarë. Loja më kënaq, edhe pse kemi sërish gabime. Janë minimizuar disi gabimet e shkuara. Për fillimin e këtij viti jam i kënaqur”.

Kualifikimi? Kemi bërë një hap të sigurt drejt kualifikimit. Vlora është ekip i fortë. Patëm disi edhe fat me golat, por mund të shënonim edhe të tjerë e ta mbyllnim kualifikimin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ngo? E kam sqaruar edhe më parë. Jam trajneri dhe luan kush është në formë. Edhe në ndeshjen e kaluar ka pasur ndryshime, Erando ishte jashtë. Një trajner sheh gjendjen dhe vendos se kush luan.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pres afrime. E kam thënë, ekipi ka nevojë për lojtarë. Kanë ikur dy lojtarë dhe ata duhen zëvendësuar. Stolin e kisha me të rinj sot. Muçi ka edhe një vit me të rinjtë, por u fut me goxha kualitet në fushë. Gjithçka shkoi mirë. Në ditët në vazhdim do të ketë të reja”, deklaroi Mema pas ndeshjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?