Mema: Duam vetëm fitoren ndaj Partizanit, nuk pres dhuratë prej tyre

Derbi ndaj Partizanit më shumë se fitorja do të ishte një 3-pikësh që i jep qetësi Memës në lidhje me objektivin primar për të mbetur në elitën e futbollit shqiptar. Trajneri i Tiranës në konferencën për shtyp para derbit të kryeqytetit theksoi se bardheblutë e kanë përgatitur sfidën për ta fituar dhe do të tentojnë me çdo kusht të thyejnë tabunë Partizani, me Tiranën që ka 5 vite e gjysmë që nuk fiton në derbi.

“E kemi përgatitur ndeshjen dhe do luajmë për tre pikë. Na nevojiten pikët dhe kjo është më e rëndësishmja për ne. Gjithsesi, gjithçka do të tregojë fusha dhe loja e nesërme. Do bëjmë maksimumin për të marrë pikët dhe të shohim përpara. Si anë psikologjike është e mirë, pasi vijmë nga dy fitore radhazi. Presioni në derbi është gjithmonë. Sido që të ishte renditja do të kishte presion. Është ndeshje historike dhe janë dy ekipe të mëdha. Ne lumturohemi nga rezultati jonë. Nuk më shqetëson pjesa e kundërshtarit. Nuk luajmë për të prishur festën e Partizanit, por për veten tonë. Kemi problemet tona dhe janë evidente. Tirana ka kohë që nuk fiton ndaj Partizanit dhe do të ishte një dhuratë për këtë fund sezoni për tifozët.

Këtë vit kemi humbur një derbi që nuk duhej ta humbnim, kemi barazuar në një ndeshje që mund ta fitonim. Fjala favorit në derbi nuk ka shumë vlerë, mendoj se përqendrimi maksimal jep rezultat në derbi. Nuk ka favoritë, është presion artificial kur flitet për favoritë ose jo. Jemi duke luajtur mirë prej disa ndeshjesh, duke përfshirë ndeshjet ndaj Luftëtarit, që e ka mundur bindshëm Partizanin. Kemi gabuar në disa momente në mbrojtje, si shpesh këtë sezon, por nesër ekipi do jetë i karikuar mirë, pa qenë nevoja të flas unë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Partizani pranë titullit? Partizani ka kalendar shumë të vështirë dhe nuk pres asnjë dhuratë. Tiranës nuk i ka falur askush asgjë, nuk pres të ndryshojë gjë. Kemi Partizanin dhe Kastriotin përpara, këto janë finalet tona. Nëse dalim mirë në këto dy ndeshje, gjithçka merr për mbarë dhe do të mendojmë më pas për finalen e kupës, që është mundësia e madhe për të shkuar në kupat e Europës. Po të ishim në role të kundërt, është unë ashtu do thosha. Tirana e Partizani, përtej rivalitetit në derbi, kanë bërë historinë e njëra-tjetrës. Historia shkruhet nëpërmjet fakteve dhe dueleve ndër vite, Partizani-Tirana ka qenë ndër më të mëdhenjtë”, deklaroi Ardian Mema.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?