Menaxheri i Hysajt e konfirmon: E kërkojnë tre skuadra angleze!

Napoli thuajse i ka thënë lamtumirë titullit edhe këtë sezon pas humbjes 3-0 ndaj Fiorentinës në fundjavë. Ky zhgënjim mund të sjellë edhe pasoja të tjera në fund të sezonit, teksa pritet që të largohen disa lojtarë. Në mesin e tyre është edhe Elseid Hysaj.

Menaxheri i mbrojtësit shqiptar, Mario Xhiufredi në një prononcim për portalin “CalcioNapoli24” ka zbuluar se janë tre klube të Premier Leagues që kanë shfaqur interes konkret për lojtarin e kombëtares sonë.

“Hysaj tek Çelsi? Elseidi kërkohet nga shumë klube në Premier League, madje 3 prej tyre kanë kryer lëvizje konkrete, megjithatë duhet parë sa të gatshëm janë për të paguar klauzolën e tij”, ka deklaruar Xhiufredi, duke parashtruar edhe pikën kryesore të negociatave, që është pikërisht klauzola e largimit që Hysaj ka në kontratën e tij aktuale me klubin napoletan.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më 2016-ën mbrojtësi kuqezi zgjati marrëveshjen me Napolin deri në vitin 2021 me opsion rinovimi edhe për një sezon tjetër, ndërsa në kontratë u përfshi edhe klauzola prej 50 milionë eurosh. Gjatë merkatos së verës, emri i Hysajt u përmend si pjesë e listës së dëshirave të Çelsit dhe Junajtid.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?