FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Menaxheri i Kukësit: Doja Korçën, radha jonë për të shkuar në finale!

Menaxheri i Kukësit, Naim Halili, e komentoi me optimizëm shortin e gjysmëfinaleve të Kupës së Shqipërisë. Sipas tij, ka ardhur momenti që “verlindorët” ta fitojnë këtë trofe.

“Nuk kishim preferenca pasi janë 4 ekipe të forta, por kemi mundësi të mëdha për të kaluar në finalen e Kupës. Besoj se është radha jonë të kalojmë në finale dhe kemi mundësinë për të fituar Kupën. Nuk jemi të avantazhuar pasi ato janë vetëm dy ndeshje dhe nuk dihet se si shkojnë gjërat por me kualitetet që kemi në ekip besoj se kupa do të vijë në Kukës.

Nuk kemi preferenca për finalen, pasi si Skënderbeu ashtu dhe Flamurtari janë të fortë. Personalisht në gjysmëfinale doja Korçën vetëm për të eliminuar ekipin kampion”, ka thënë Halili pas shortit.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?