FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Pele: Neymar i gatshëm për Kupën e Botës

“Mendoj se ai do të jetë në formë të mirë për Kupën e Botës, sepse lëndimi i tij nuk është shumë i rëndë”, deklaroi Pele, legjenda e gjallë e futbollit, në lidhje me Neymar, që konsiderohet si trashëgimtari i tij.

“Neymar është një lojtar shumë i rëndësishëm për Brazilin, nuk ka asnjë dyshim”, vazhdoi Pele, 77 vjeç, i cili ndodhet në Dubai në kuadër të një ndeshje miqësore.

“Sigurisht që dua që Brazili të jetë kampion bote, por futbolli është një kuti me surpriza”, shtoi “O Rei” (”Mbreti”).

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kam besim për Botërorin në Rusi (14 qershor-15 korrik) sepse kemi shumë lojtarë të shkëlqyer që luajnë në Europë”, theksoi ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Problemi është t’i bëjmë të luajnë bashkë, por mendoj se do të kemi një ekip të mirë për Kupën e Botës”, shtoi ai.

Botërori i mëparshëm, i organizuar në Brazil në vitin 2014, përfundoi me një ”përmbytje” të “Seleçao” (7-1) në gjysmëfinale përballë Gjermanisë./ /G.S/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?