FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Mendova se isha mbreti i fundjavës, por kur pashë Messin …”

Gerard Delofeu zhvilloi një ndeshje fantastike fundjavën që lamë pasi shënoi 3 gola në fitoren 5-1 të Watfordit në fushën e Cardiff-it. Gjithsesi për t’ia prishur disi feston mendoi Lionel Messi, i cili shënoi po tre gola përballë Sevilla-s, dy prej të cilëve të jashtëzakonshëm.

“Mendova se isha mbreti i kësaj fundjave derisa pashë Mesin ndaj Sevillas. Është lojtar i pabesueshëm, kënaqem duke e parë atë, është i pagabueshëm. Një herë mbaj mend se i pasova atij një top të fortë dhe menjëherë i kërkova falje, por ai e uli topin me një prekje të jashtëzakonshme”, deklaroi Delofeu.

Ish-lojtari i Milanit ka pasur fatin ta ketë shok skuadre Messin gjatë kohës që ishte pjesë e Barcelonës. Etiketimi si “Messi i ri”, kur ishte pjesë e akademisë, e ka dëmtuar shumë spanjollin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?