Mercedez dominon në provat zyrtare në Katalunjë, Hemilton “pole positions”
Luis Hemilton ka siguruar “pole position” sot në pistën e Katalunjës (Barcelonë), aty ku nesër do të zhvillohet gara e Çmimit të Madh të Spanjës në Formula 1.
Në krah të pilotit anglez, do të jetë shoku i tij i skuadrës Valteri Botas dhe pas tyre u renditën dy makinat Ferrari. Vetel doli i treti, duke lënë pas Kimi Raikkonen, që nuk dhanë atë që pritej në xhiron e shpejtë.
Koha e dhënë nga Hamilton ishte disi surprizë, pasi vetëm në sesionin e tretë të provave zyrtare makina Mercedes arrin të “parakalojë” atë Ferrari, që në dy sesionet e para dominonte në pistë me Vettel.

KOHA JONË SONDAZH

