Merr fund kriza, Italia zgjedh trajnerin e ri

Merr fund aventura e një ekipi pa drejtues. Roberto Mancini do të jetë trajneri i ri i Italisë. Mediat italiane raportojnë se tashmë mungon vetëm zyrtarizimi, që pritet të vijë pas 13 Majit, periudhë kur Mancini të ketë mbyllur sezonin me Zenit St, Peterburg në Rusi.

Ish-trajneri i Interit ishte dje në Romë për t’u takuar me zyrtarët e Federatës Italiane të Futbollit, me të cilët ka arritur edhe akordin për t’u ulur në stolin e ‘Axurrëve’.

Debutimi i tij me kombëtaren pritet të vijë më 28 Maj, në miqësoren ndaj Arabisë Saudite, që do të luhet në St. Gallen të Zvicrës, ndërsa ndeshja e parë zyrtare do të jetë ajo e Nations League (Ligës së Kombeve), më 7 Shtator ndaj Polonisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?