FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mertens befason të gjithë: Do e dua gjithmonë Sarrin

Dries Mertens u transferua tek Napoli në vitin 2013, por pas paraqitjeve të dobëta ai ishte pranë largimit në vitin 2016. Sarri besoi te ai duke i dhënë mundësinë që të përmirësohej shumë.

 

Sulmuesi belg nuk e harron ndihmën nga tekniku italian: “Ai më trajnoi për 3 vjet, më dha gjithçka dhe prandaj unë e dua atë njeri. Unë mendoj se tifozët e Juventusit do të argëtohen me të. Është e çuditshme ta shohësh atë tek Juvja, por nuk kam asnjë problem me të.”, u shpreh sulmuesi belg.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sarri urrehet shumë nga tifozët e Napolit, të cilët nuk e kapërdijnë dot faktin se ish-trajneri i tyre do të drejtojë rivalët. Ndërkohë që Insigne ka qenë një ndër futbollsitët që e ka quajtur tradhtar ish-trajnerin e Napolit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?