Mertens dhe bashkëshortja vullnetarë për të ndihmuar pas tragjedisë në Turqi

Dries Mertens është një shembull për t’u ndjekur edhe jashtë fushës së lojës. Sulmuesi belg që është pjesë e skuadrës së Galatasaray në elitën e futbollit turk, së fundmi është i përfshirë në misionin për të ndihmuar njerëzit në nevojë pas tërmetit katastrofik që goditi Turqinë.

35-vjeçari së bashku me bashkëshorten e tij po kontribuojnë në misionin që ka nisur klubi i Galatasarayt teksa po shpërndahen ushqime për të gjithë njerëzit e prekur nga katastrofa natyrore.

Ky gjest i sulmuesit mori vëmendjen e të gjithë mediave në Turqi ndërsa është vlerësuar maksimalisht nga ana e tifozerisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?