FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Messi apo Ronaldo? Hazard zgjedh lojtarin më të mirë në botë

Eden Hazard thotë se Lionel Messi është futbollisti më i mirë në botë, pavarësisht se Cristiano Ronaldo fitoi “Topin e Artë”.

Chelsea e Hazard do të përballet me Messin dhe Barcelonën në fazën e 1/8 të Champions League. Fantazisti i përfaqësueses së Belgjikës është krahasuar shpesh herë me Messin dhe konsiderohet si kandidat për fitimin e trofeut “Topi i Artë” në të ardhmen.

Ronaldo fitoi trofeun individual më të lakmuar në vitin 2017, duke regjistruar “Topin e Artë” të pestë personal, duke barazuar Messin në këtë arritje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithsesi, Hazard mendon se Messi është i përzgjedhuri i tij si futbollisti më i mirë në botë i të gjitha kohërave.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për “Chelsea TV”, Hazard deklaroi: “Natyrisht, kur luan futboll dëshiron të luash kundër më të merit. Ekipit më të mirë, futbollistëve më të mirë në botë. Messi është futbollisti më i mirë në botë”.

Hazard, 26-vjeçar luajti 73 minuta me Chelsean në fitoren 2-0 ndaj Brighton, përpara se të zëvendësohej i dëmtuar. Belgu është përfolur për një transferim të mundshëm te Real Madrid verën e ardhshme, ndonëse Chelsea do të luftojë fort për ta mbajtur në “Stamford Bridge”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?