Messi debuton me PSG, por skenën ia rrëmben Mbappe me dopietë (VIDEO)
PSG ka marrë fitoren e radhës në Ligue 1. Skuadra e Pochettino-s fitoi 2-0 Reims në javën ne katërt të kampionatit dhe ka rimarrë vendin e parë në renditje. Ajo që duhej të ishte mbrëmja e Leo Messi-t, është kthyer në mbrëmjen e Kylian Mbappe. Sulmuesi francez shënoi të dy golat e ndeshjes.
Lionel Messi ndërkohë debutoi me ekipin kryeqytetas. Argjentinasi u hodh në fushën e lojës në minutën e 66-të të takimit, ndërsa ekipi i tij fitonte me rezultatin 0-2. Argjentinasi u zëvendësua me Neymar, por nuk mundi që të linte gjurmë në 25 minutat e fundit, pasi skuadra parisienë në fakt kishte ulur ndjeshëm ritmin.
KOHA JONË SONDAZH

