Messi degjeneron Sampaolin: Më pyete 100 herë kë lojtar doja në fushë
Argjentina e këtij Botërori ka qenë nga më të dobëtat në historinë e këtij ekipi. Fajtor për gjendjen skandaloze të skuadrës është bërë trajneri Sampaoli.
Situata në kombëtare ka qenë e tensionuar gjatë gjithë kompeticionit dhe këtë e konfirmon Ariel Senosiain, gazetari argjentinas i “TyC Sports”, në librin e tij “Mundial es Historias”.
Ai tregon se ka pasur edhe shumë tension në dhomat e zhveshjes mes lojtarëve dhe drejtuesve.
Ka qenë Mesi me Maskeranon, ato të cilët kanë thirrur Sampaolin dhe asistentët e tij, duke iu kërkuar llogari për gjithçka.
Situata ka agravuar deri në përdorimin e toneve të ashpra ku Messi ka degjeneruar trajnerin me fjalët e tij.
Messi i është drejtuar:
Më ke thënë që të zgjedh lojtarët të cilët do të luajnë por unë nuk të kam dhënë asnjë emër. As për t’i futur dhe as për t’i nxjerrë nga loja. Më thuaj tani këtu para të gjithëve, a të kam thënë ndonjëherë se kë të aktivizosh?”
Pas këtij debati, njëri ndër asistentët ka kërkuar që të japë dorëheqjen, por kanë qenë drejtuesit e federatës, ato të cilët nuk e kanë lejuar.
KOHA JONË SONDAZH

