Messi i bën vetes një dhuratë luksoze, jahti i ri vlen deri në 10 milionë euro

Lionel Messi ka vendosur të festojë një moment të rëndësishëm me një blerje të veçantë. Ylli argjentinas i Inter Miamit ka porositur një katamaran luksoz të personalizuar, me vlerë të përllogaritur nga 8 deri në 10 milionë euro.

Futbollisti 39-vjeçar i është drejtuar kantierit detar polak Sunreef Yachts, ku ka porositur modelin Ultima 88, një mjet lundrues që ndërthur teknologjinë moderne me luksin dhe komoditetin.

Jahti është 28 metra i gjatë dhe fuqizohet nga dy motorë me nga 1.000 kuaj fuqi secili. Ai përfshin shtatë kabina të mëdha, një vaskë hidromasazhi në pjesën e përparme të kuvertës, një zonë të dedikuar për relaks dhe një garazh për motoçikletat e ujit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Messi ka treguar gjithashtu se ky investim lidhet me pasionin e tij dhe të familjes për të kaluar kohë në det.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Unë dhe familja ime kemi dashur gjithmonë të kalojmë kohë në det. Këta jahte dallohen për stilin dhe karakteristikat që përputhen plotësisht me nevojat e mia. Mezi pres ta provoj”, është shprehur ylli argjentinas.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?