Messi lihet jashtë skuadrës së Inter Miami, Tata Martino shpjegon arsyen

Leo Messi është lënë jashtë listës së të grumbulluarve të Inter Miami-t për ndeshjen e kampionatit.

Sulmuesi argjentinas nuk do të jetë në fushë kundër Atlanta United. Arsyet e përjashtimit janë shpjeguar nga trajneri i klubit amerikan, Gerardo “Tata” Martino.

“Leo është mirë, por do të jemi të kujdesshëm me të sepse kemi shumë ndeshje të rëndësishme në pak kohë. Nuk është e lehtë të luash çdo ndeshje 90 minuta çdo 2 ose 3 ditë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kundër Bolivisë ka pushuar për shkak të një shqetësimi muskulor, kështu që nuk duam të rrezikojmë”, ka deklaruar Tata Martino.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?