Messi merr vendimin për rikthimin e mundshëm në kombëtaren e Argjentinës

Lionel Messi do të rikthehet te Kombëtarja e Argjentinës në ndeshjen miqësore kundër Venezuelës, më 22 mars, pas pothuajse 9 muajsh mungese. Lojtari i Barcelonës ka luajtur ndeshjen e fundit këtë verë në Botëror kundër Francës në humbjen 4-3, që skualifikoi Argjentinën nga ky kompeticion.

Lajmin e bën të ditur “Goal.com”, që zbulon se kjo miqësore e Albicelestes që do të luhet ndaj Venezuelës në “Ëanda Metropolitano”, stadiumin e Atletico Madridit.

Messi nuk do të duhet të udhëtojë shumë për të përfaqësuar sërish Kombëtaren. “Pleshti” ende nuk e ka konfirmuar zyrtarisht kur do të kthehet përsëri në fushë me Argjentinën, por kjo media ka arritur ta zbulojë rikthimin e tij të mundshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?