Messi në dyshim të madh për super duelin ndaj Bayernit në Champions
Pas Kylian Mbappe, edhe Lionel Messi është në dyshim të madh për ndeshjen e parë ndaj Bayernit në Champions League, që do të luhet më 14 shkurt.
Siç raportohet nga “L’Equipe”, ylli argjentinas vuan nga një problem muskulor dhe me siguri do ta humbasë sifdën kundër Monacos në kampionat.
Shtatë herë fituesi i “Topit të Artë” luajti në 1/8 finale të Kupës së Francës, ku PSG u eliminua nga Olympique Marseille dhe mbeti jashtë garës për të dytin sezon radhazi.
Së bashku me Mbappe dhe Neymar, ata janë yjet e ekipit parisien, por sulmuesi francez dhe ai janë në dyshim të madh, të paktën për ndeshjen e parë ndaj bavarezëve.
KOHA JONË SONDAZH

