Messi-Neymar-Mbappe s’dinë të pasojnë te njëri-tjetri, statistikat e tmerrshme të mbrëmjes së djeshme
Të gjithë ëndërronin që trinomi Messi-Neymar dhe Mbappe do të bënin namin te PSG në debutimin e tyre ndaj Club Brugge, por një gjë e tillë nuk ndodhi. Skuadra parisiene nuk shkoi përtej një barazimi 1-1 ndaj skuadrës belge.
Një nga problemet e mëdha që u vu re mes tyre ishte fakti që pasonin shumë pak. Besojeni ose jo, por Lionel Messi ka marrë vetëm 7 topa gjatë gjithë ndeshjes nga Neymar apo Mbappe, 6 nga braziliani dhe vetëm një nga francezi. Ky i fundi ka pasur 3 herë te Neymar, ndërkohë që nga Messi mori vetëm një pasim më shumë.
Vetëm 19 pasime mes tyre janë të pamjaftueshme për të prodhuar shumë aksione të rrezikshme. Mbappe u largua nga fusha pas 50 minutash. Vetëm nga një gjuajtje për francezin dhe Messin, asnjë për Neymarin. /R.Lika-Koha Jone/