FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mezani: Finale e merituar, ekipi ka karakter fitues!

Trajneri i Laçit, Gentian Mezani u shfaq shumë u lumtur për kualifikimin e kurbinasve në në fundin e ndeshjes, që u shoqërua edhe me incidente.

“Sigurisht që besonim, sepse nuk e kam vënë kurrë në dyshim forcën e grupit. Vinim nga ndeshje me rezultate jo të mira, por ky grup ka karakterin fitues dhe sot e tregoi. Jam i kënaqur për mënyrën sesi lojtarët e mi e interpretuan ndeshjen.

Objektivat e presidentit Laska janë vendosur në fillim, është edhe Kupa. Ishte një fitore edhe imja, sepse s’kam një karrierë të gjatë. E kam patur objektiv personal. Kur futemi në fushë duam të japim më të mirën për të kënaqur presidentin. Kënaqësia personale është e madhe.

Swiss Digital Desktop Reklama

E ardhmja? Po mendoj vetëm për Laçin tani, bëj më të mirën këtu. Është hera e parë që qëndroj katër muaj në një skuadër. Mendimi im është të bëj më të mirën këtu, ta fitojmë Kupën, por sigurisht që unë i kam objektivat për karrierën time”, tha Mezani pas ndeshjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?