Mezani: Ndaj Kukësit na mungoi vetëm fati, të qëndrojmë me këmbë në tokë
Trajneri i Laçit, Gentian Mezani beson se skuadra e tij nuk fitoi nga Kukësi vetëm për shkak të fatit, pasi djemtë sipas tij bënë një ndeshje të mirë dhe e meritonin fitoren.
“Po të kishim pak më shumë fat dhe të ishim më cinik, kjo ndeshje mund të fitohej. Nuk mendojmë më për Kupën por mendojmë për kampionatin. Është diçka tjetër. Duhet të kthehemi sa më shpejt të fitorja në kampionat. Çdo rezultat negativ na i vështirëson gjerat. Unë mendoj që jemi në një moment të mirë. Jemi euforik. Duhet të qëndrojmë me këmbë në toke dhe duhet të bëjmë më të mirët për të marrë maksimumin. Në qoftë se vazhdojmë me këto ritme fitorja do të vijë. Ne është e rëndësishme që në çdo ndeshje të japim maksimumin. Jo gjithmonë do humbasësh dhe do barazosh. Vjen dhe fitorja.
Unë mendoj që tifozeria ka qenë brenda normave. Ka qenë ndonjë sharje tek tuk. Herën e kaluar ka pasur agresivitet. Do ishte mirë të kishte kore motivuese dhe jo sharje. Mirë do ishte që të gjithë tifozët të mbështesnin skuadrën e tyre, me fjalë motivuese dhe jo të ofendonin kundërshtarët. Por sharje ka në të gjitha stadiumet”, u shpreh Mezani për Super Sport pas ndeshjes.
KOHA JONË SONDAZH

