Mezani: Nuk kemi toleruar, kartoni i kuq na penalizoi

Trajneri i Laçit, Gentian Mezani ka përjashtuar çdo mundësi që skuadra e tij të ketë toleruar në ndeshjen ndaj Vllaznisë.

“Ne jemi futur në fushë për ta fituar këtë ndeshje. Kemi bërë maksimumin për të marrë 3 pikshin. Ndalimi i Partizanit na dha një motiv tjetër. Po nuk ia arritëm dot”.

Xhelal Mziu deklaroi se Vllaznia fiton 1-0 dhe Laçi ka marrë premoin që do të merrte Vllaznia. Keni një koment?

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk e di këtë fakt dhe nuk dua ta komentoj fare. I njëjti diskutim. Kemi humbur këtë ndeshje dhe po e vuajmë. Sot do të ishim në vend të 4-t. Janë fjalë që nuk vlejë. Kur dal këtu flas me personalitetin tim.

Swiss Digital Mobile Reklama

Keni ndonjë kontestim për gjykimin?

Shtubina më tha që e kishte prekur portieri. Nuk e kam parë në përsëritje. Nuk mund te komentoj këtë moment.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?