“Mi halesh”, zbulohet si e shanin Messin ish-drejtuesit e Barcelonës

Ish-drejtuesit e Barcelonës kanë sulmuar ashpër Lionel Messit, teksa janë zbuluar përgjime nga e përditshmja katalanse “Sport”, kur argjentinasi ishte në muajt e fundit të kontratës me blaugranat.

Shtatë herë fituesi i Topit të Artë etiketohet si “mi halesh”, “xhuxh hormonal” dhe akuzohet se kishte instaluar një diktaturë të vërtetë brenda klubit për sa i përket politikës së transferimeve dhe rinovimeve.

Protagonistë të bisedave në WhatsApp janë ish Presidenti Josep Maria Bartomeu , ish administratori i deleguar Oscar Grau, drejtori i financave Pancho Schroder, drejtori i Strategjisë dhe Inovacionit Javier Sobrino dhe menaxherë të tjerë të Jordi Moix, Oriol Tomas dhe David Bellver.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ishte janari i vitit 2021 dhe epoka Bartomeu ishte mbyllur prej pak muuajsh. “Bravo me të vërtetë, nuk mund të jesh xhentil me këtë mi halesh”, i drejtohet Ponti ish presidentit.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Klubi i dha gjithçka dhe ai ndërtoi një diktaturë blerjesh, transferimesh, rinovimesh, sponsorësh… vetëm për të. Shifrave të kontratës së tij duhet t’i shtohen edhe Pinto, rinovimi i Suarez dhe ai i Jordi Alba, komisioni i rinovimit për Fati.

Dhe mbi të gjitha dhe akumulimi i gjithë atyre kërcënimeve dhe mungese edukate të cilën klubi dhe ne që punojmë kemi pësuar nga ky xhuxh hormonal, i cili i ka borxh jetën Barcelonës“.

Bartomeu ndërkohë nuk distancohet nga kolegu i tij teksa shprehet: “Jam dakord me shumë gjëra, por Barcelona vjen para të gjithëve, dhe këta artikuj me publikimin e pagës dëmtojnë para së gjithash klubin“.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?