Milani arrin akordin me Kutronen, gati rinovimi deri në vitin 2022

Rezultatet në javët e fundit nuk janë aspak të mira, por Milani po punon shumë edhe për të ardhmen. Kuqezinjtë duken shumë pranë rinovimit me Patrik Kutronen. Mëngjesin e kësaj të marte, agjentët e sulmuesit Brankini dhe Orgnoni janë takuar me drejtorin sportiv të kuqezinjve, Massimiliano Mirabelli, në selinë e klubit.

Pakti është arritur, futbollisti i talentuar i dalë nga akademia e Milanit do të shënojë rinovimin e tretë brenda më pak se një viti, kur të firmosë deri në vitin 2022 kontratën e tij të re, me opsionin për ta shtyrë edhe me një tjetër vit duke nisur nga korriku i ardhshëm, për të përfituar plot 1.1 milionë euro në sezon.

Edhe pse e nisi si alternativë e Andrè Silvës, i blerë për 38 mln euro nga Porto, dhe Kaliniçit, i ardhur për 25 mln euro nga Fiorentina, sulmuesi i lindur në vitin 1998 ka ditur të fitojë vendin e titullarit, duke shënuar 15 gola deri tani: 7 në kampionat, dy në Kupën e Italisë dhe 6 në Europa League.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?