Milani bën dy blerje në merkato, Bakayoko dhe një talent nga Parma

Milani bën në tjetër goditje në mesfushë. Bëhet fjalë për Timoue Bakayoko, i cili ka zhvilluar vizitat mjekësore sot për Milan-in dhe aventura e tij e dytë me kuqezinjtë.

Mesfushori ka qenë mëngjesin e sotëm në klinikën “La Madonnina” të Milanos për vizitat mjekësore. Firma në kontratën dyvjeçare do të hidhet nesër në Casa Milan. Mbrëmjen sotme, Bakayoko do të jetë në tribunë në “San Siro” për të ndjekur sfidën e kuqezinjve kundër Cagliari-t.

Skuadra milaneze nuk është mjaftuar me kaq, pasi ka rrëmbyer edhe Chaka Traore nga Parma. Bakayoko, edhe Traore pritet të nënshkruajnë nesër kontratën e tyre me kuqezinjtë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?