Milani dhe Roma fitojnë me “poker” dhe ngjiten në kuotën e 6 pikëve (VIDEO)
Milani konfirmon startin perfekt të kampionatit, teksa në ndeshjen e dytë ka fituar me “poker” 4-1 ndaj Cagliarit në “San Siro”. Kuqezinjtë zhbllokuan sfidën që në minutën e 12-të me një super gol të Tonalit nga goditja e dënimit, por kundërpërgjigja e miqve ishte e shpejt me një gol me kokë të shënuar nga Deiola.
Skuadra e Piolit nuk e uli aspak ritmin, duke u rikthyer shumë shpejt në avantazh me Brahim Diaz, i cili devijoi një goditje të Leao-s nga distanca. Në minutën e 24-të, pas një kundërsulmi të shpejt, Milani gjeti dhe golin e tretë me Oliver Giroud, që goditi mjaft mirë. Sulmuesi francez nuk u mjaftua me kaq, pasi në minutën e 43-të shënoi dhe golin e dytë personal.
Roma ashtu si Milani, fitoi me poker golash, 4-0 kundër Salernitana-s, por me dallimin se i shënoi në 45 minutat e dyta. Për ekipin e Mourinhos shënoi dy gola Pellegrini, një Mkhitaryan dhe Abraham. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

