Milani fiton me vuajtje ndaj Monzës, vendos “perla” e Messias (VIDEO)
Milani ka arritur që të marrë një tjetër fitore në kampionat ndaj Monzës, skuadrës së ish-presidentit të kuqezinjve, Silvio Berlusoni. Skuadra e Piolit triumfoi me vështirësi 1-0 në fushën e ekipit modest.
Ndeshjen e vendosi një gol i shënuar nga Messias në minutën e 31-të falë një goditje të bukur në hyrje të zonës. Monza u kundërpërgjigj mjaft mirë me Ciurria që do të ndalej vetëm nga shtylla dhe më pas do të largohej nga portieri Tatarusanu.
Në pjesën e dytë vendasit provuan të ndryshonin diçka por rezultati mbeti i njëjtë. Milani i bashkohet Interit në vendin e tretë me 44 pikë. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

