FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Milani gjen zëvendësuesin e Donnarumma-s, firmos me Tatarusanu

Milani është shumë aktive gjatë merkato së kësaj vere. Së fundmi kuqezinjtë kanë gjetur edhe zëvendësuesin e parë të Donnarummës, i cili do të jetë 34-vjeçari rumun Ciprian Tatarusanu.

Kuqezinjtë kanë arritur marrëveshjen me futbollistin, që së fundi ka qenë pjesë e Lyonit dhe nesër do të vijë në Milano për të kryer vizitat mjekësore dhe hedhur firmën mbi kontratë.

Tatarusanu është një njohje e vjetër për kampionatin italian, pasi më herët ka mbrojtur me sukses edhe portën e Fiorentinës, ndërsa tani do të qëndrojë në pankinën e Milanit për të bërë portierin e dytë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?