Milani i frikshëm, 3 gola në 25 minutat e para ndaj Cagliarit (VIDEO)

Milani e ka nisur në mënyrën më të mirë sfidën ndaj Cagliarit, teksa po kryeson 3-1 në 25 minutat e para. Kuqezinjtë zhbllokuan sfidën që në minutën e 12-të me një super gol të Tonalit nga goditja e dënimit, por kundërpërgjigja e miqve ishte e shpejt me një gol me kokë të shënuar nga Deiola.

Skuadra e Piolit nuk e uli aspak ritmin, duke u rikthyer shumë shpejt në avantazh me Brahim Diaz, i cili devijoi një goditje të Leao-s nga distanca. Në minutën e 24-të, pas një kundërsulmi të shpejt, Milani gjeti dhe golin e tretë me Oliver Giroud, që goditi mjaft mirë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?