Milani i Piolit zhgënjen sërish, Fiorentina e ndal edhe me 10 lojtarë (VIDEO)

Milani vazhdon të shfaqë paqëndrueshmëri të madhe në rezultate. Kuqezinjtë nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1 ndaj Fiorentinës, në një ndeshje që do të dhuronte emocione të shumta.

Ibrahimovic gjeti golin në pjesën e parë, por që do të anulohej pas një prekje të topit me dorë. Në fraksionin e dytë, Ante Rebic do të përfitonte nga një përgjumje e mbrojtjes së vjollcëve.

Avantazhi do të bëhej edhe numerik sa i përket lojtarëve në minutën e 62-të, pas daljes me karton të kuq të Dalbert. Gjithsesi Milani i Piolit nuk është një skuadër që ofron garanci, teksa Romagnoli shkaktoi një penallti 5 minuta nga fundit, që do të kthehej në gol nga Pulgar. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?