FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Milani mendon për shkëmbimn “kokë më kokë”, Falkao-Andre Silva

Milani shpenzoi rreth 200 milionë euro në merkato e verës së kaluar, por nuk është se gjërat shkuan në mënyrë perfekte për kuqezinjtë. Skuadra e Gatuzos ka pasur shumë probleme në sulm këtë sezon dhe synimi është për një lojtar goli.

Pas Madzukiç, që me shumë gjasa do të lërë Torinon në fundin e këtij sezoni, një alternativë e mirë për trajnerin Rino Gatuzo duket se është sulmuesi kolumbian Radamel Falkao. Sipas “Tuttosport”, “djalli kuqezi” po mendon një këmbim kokë më kokë mes kolumbianit të Monakos dhe sulmuesit aktual të kuqezinjve, Andre Silva.

Agjenti Jorge Mendes, që kujdeset për interesat e të dy futbollistëve, po punon për një marrëveshje mes klubit nga Principata dhe Milanit. Gjithsesi do të jetë një marrëveshje e vështirë, duke marrë në konsideratë dhe moshat e të dy lojtarëve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?