Milani në krizë të thellë në vitin 2023, ja rekordet negative
Milani po përjeton momentin më të komplikuar të të gjithë drejtimit nga Pioli. Skuadra kuqezi, në këtë 2023 ka grumbulluar shumë rezultate të dobëta. Humbja e finales së Superkupës ndaj Interit, eliminimi nga Kupa e Italisë, u shoqërua dhe nga rezultate negative në Seria A.
Në shtatë ndeshjet e luajtura deri më tani, në vitin 2023, kuqezinjtë kanë pësuar rreth 18 gola. Asnjë nga skuadrat, nga pesë ligat kryesore evropiane, nuk ka bërë më keq se “Djalli”.
Si të mos mjaftonte kjo, Milani pësoi 5 gola në shtëpi në kampionat, kundër Sassuolos (e cila nuk kishte fituar në Serie A që nga 24 tetori) për herë të parë që nga 6 prilli 1997, kur u mund 6-1 nga Juventusi.
Që nga viti 2019, me Marco Giampaolo në stol, skuadra kuqezi nuk kishte pësuar tri humbje radhazi, ndërsa për herë të parë në historinë e saj pësoi të paktën 4 gola në kampionat në dy ndeshje radhazi.
Për herë të parë që nga viti 2014, Milani gjithashtu pësoi 3 gola në pjesën e parë të një ndeshjeje të Serie A (përsëri kundër Sassuolos). Kjo nuk kishte ndodhur që nga viti 2012 (kundër Romës), kur e nxorën topin nga rrjeta e vet në 30 minuta lojë. Numra që flasin për një krizë të përmasave të tilla, saqë deri pak javë më parë ishte tejet e vështirë të imagjinohej.
KOHA JONË SONDAZH

