Milani në telashe, Prokuroria nis hetimet për shitjen e klubit

Pas Juventusit, probleme me drejtësinë ka edhe Milani. Prokuroria e Milanos ka nisur hetimin rreth përvetësimit të dyshuar, në momentin e shitjes së klubit kuqezi. Njësia speciale e Guardiadi Finanza po zhvillon kontrolle rreth transferimit të pronësisë nga fondi Elliott te RedBird i Gerry Cardinale.

Shitja u realizua gjatë verës së kaluar. Hetimi ka nisur pas denoncimit të një prej ortakëve me minorancë aksionesh, kompania Blue Skye nga Luksemburgu. Aty janë raportuar parregullsi, duke hedhur hipotezën e përvetësimit të dyshuar.

Në denoncimin e saj, Blue Sky akuzonte mes të tjerave se “nuk është vënë asnjëherë në dijeni të shitjes, edhe pse ishin palë e përfshirë direkt”, teksa theksonte se “operacioni ishte tejet i dyshimtë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Avokatët kishin shpjeguar se ishin në pritje të një procedimi i nisur gjithashtu nga Blue Skye kundër fondit Elliott, për një kapitull të çështjes, veçanërisht atë të pengut.

Swiss Digital Mobile Reklama

Blue Skye kishte hapur një tjetër procedim penal në Luksemburg, ku kërkohet anulimi i marrëveshjes së shitjes së Milanit. Një tjetër padi kundër Elliot është ngritur gjithashtu edhe në Nju Jork.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?