Milani nuk i ndahet Belotit, ofron 50 milionë euro dhe Kutronen

Milani nuk heq dorë nga pista që e çon te sulmuesi i Torinos, Belotti. Sipas “Tuttosport”, kuqezinjtë kanë gati ofruar kartonin e të riut të talentuar Kutrone plus 50 milionë euro, shumë nga e cila do të zbriten 12 milionë euro për blerjen e kartonit të Niang nga Torino.

Mësohet se presidenti Kairo e ka refuzuar këtë ofertë, duke këmbëngulur se Beloti nuk është në shitje dhe për të vlen ende klauzola e largimit 100 milionë euro, por vetëm për jashtë Italisë.

Tentativa e fundit e Mirabelit nuk ka rezultuar efikase, sepse oferta e Milanit është ende larg kërkesave të kuqezinjve. Pritet që gjatë verës të nisë një tjetër seri e telenovelës “Beloti”, që nëse këmbëngul mund ta bindë presidentin Kairo të vishet kuqezi. Gjithsesi duket një operacion i vështirë, pasi Milani ka probleme me “Fair Play Financiar”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?